Rrugorja në Tiranë me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 29 shoferë, vendosen mijëra gjoba

0
Gjigandi

29 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë një jave në Tiranë, për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Sakaq janë proceduar administrativisht 993 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

RonaTyra

Në këtë kuadër, gjatë një jave, u arrestuan/proceduan në gjendje të lirë 29 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme. Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 10 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer. Me këto 10 raste shkon në 100 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 993 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. 371 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2066 drejtues mjetesh. Janë pezulluar 105 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 209 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve. Janë hequr 3 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu