“Rrugorja” në këmbë/ Disiplinim të qarkullimit, 11 të arrestuar për ryshfet

0
Gjigandi

11 drejtues mjetesh janë ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë, ku më pas kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Shtetasit me iniciale : I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç., i kanë ofruar shuma të ndryshme parash policisë për të shmangur gjobat, pas shkeljes që kanë bërë me Kodin Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 11 raste të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masave administrative.  Shkon në 161 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës. Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet me drejtues shtetasit: I. K., 30 vjeç, N. A., 48 vjeç, E. H., 29 vjeç, B. A., 29 vjeç, N. P., 63 vjeç, G. Xh., 50 vjeç, E. L., 30 vjeç, M. M., 37 vjeç, A. D., 51 vjeç, V. K., 39 vjeç dhe L. H., 32 vjeç, të cilët, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera, iu kanë ofruar punonjësve të Policisë, shuma të ndryshme parash.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu