Rrugorja ‘me dorë të hekurt’ në Gjirokastër, gjobit qindra shoferë

0
Gjigandi

Dy shoferë janë proceduar penalisht në Gjirokastër, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sakaq janë proceduar administrativisht 340 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe mosvendosje të rripit.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

RonaTyra

Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve në kuadër të masave për sezonin turistik, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 340 masa administrative, konkretisht:

  • 201 masa për parakalime të gabuara;
  • 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
  • 1 masë për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
  • 52 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, si dhe
  • 44 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu