Rrjeti i energjisë elektrike në minierën e Trepçës në Kosovë është goditur nga rrufeja. Si pasojë e goditjes kanë mbetur të bllokuar 130 punëtorë.
Pas kësaj ngjarjeje drejtuesi i Trepçes ka njoftuar se është verifikuar problemi dhe janë duke i nxjerrë minatorët nga miniera. Sipas tij gjendja e punëtorëve është e mirë, pasi kishin mbetur të bllokuar në horizontin 11, 10 dhe 9.
Nuk dihet ende se sa prej tyre janë nxjerrë nga miniera dhe se sa i rëndë është problemi pas goditjes nga rrufeja.