Rritje e numrit e të infektuarve me Covid-19, sot mblidhet Komiteti i Ekspertëve

0
Gjigandi

Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet këtë të mërkurë në orë 11:00 në lidhje me situatën e Covid-19.

Mësohet se në këtë mbledhje, të ketë edhe një përditësim të masave pasi ditëve të fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i të infektuarve me koronavirus.

Kujtojmë se dje kanë rezultuar pozitiv 974 persona, një rritje drastike e rasteve, krahasuar me të hënën, ku pozitiv ishin 247 qytetarë. Ndërkohë dy qytetarë të moshës 64 dhe 74-vjeç e kanë humbur betejën me virusin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu