Kryeministri Edi Rama është shprehur edhe një herë se protestat e zhvilluara në vendin tonë për rritjen e çmimeve, i kanë shërbyer Putinit.
Gjatë takimit me përqafësuesit e biznesit të vogël, Rama tha se shpresa e Putinit është të dorëzohet Europa, dhe këto protesta nuk do i organizonte as Kremlini vetë.
Rama: Shpresa kryesore e Vladimir Putinit është që të dorëzohet Europa. Sanksionet ndar Rusisë nuk vendosen që do vdesi nga uria presdienti, por për t’i thënë opinionit publik që ka diçka që nuk shkon me vendin ku jeni. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë është një sfidë e madhe edhe për opinionet publike në vendet demokratike se duhet ta përballojnë goditjen se janë pjesë e një kualicioni që po mbron veten.
Këto lloj protestash, që nuk i organizonte Kremlini vet, të bësh punën e dikujt krejt tjetër, e një armiku të demokracisë për të luftuar me qeverinë tënde në këtë Shqipërinë e vogël.