Rritet numri i përdoruesve të Facebook

0
Rritet numri i përdoruesve të Facebook
Gjigandi

Facebook ndaloi së humburi përdoruesit me fillimin e vitit 2022, edhe pse pronari i rrjetit social raportoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në një dekadë.

Sipas BBC, numri i përdoruesve aktivë të përditshëm në Facebook u rrit në 1.96 miliardë në tre muajt e parë të vitit, raportoi të mërkurën kompania mëmë, Meta.

Kjo shënoi një kthesë nga viti i kaluar, kur rrjeti social raportoi një rënie të përdoruesve për herë të parë.

Rënia fshiu miliarda nga vlera e tregut të firmës.

Që kur drejtuesit zbuluan rënien në muajin shkurt, çmimi i aksioneve të firmës është pothuajse përgjysmuar.

RonaTyra

Por aksionet u rritën me 19 për qind pas orarit të tregtisë të mërkurën.

“Më shumë njerëz sot përdorin shërbimet tona më shumë se kurrë më parë, dhe jam krenar se si produktet tona po u shërbejnë njerëzve në mbarë botën”,

tha shefi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili themeloi Facebook-un në vitin 2004.

Megjithatë Meta – e cila zotëron gjithashtu Instagramin dhe WhatsaApp-in – raportoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave në të paktën një dekadë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu