Rrezikoi mbytjen në plazhin e Vlorës, 50-vjeçarja në gjendje të rëndë shëndetësore

0
22
Gjigandi

Një grua ka rrezikuar mbytjen këtë të hënë në afërsi të “Plazhit të Vjetër’, Vlorë.

Mësohet se shtetësia ende e paidentifikuar rreth të 50-tave, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.

Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu