Rrethi i ngushtë i Pete Davidson e këshillojnë atë të mos shfaqet në “The Kardashians”

0
Rrethi i ngushtë i Pete Davidson e këshillojnë atë të mos shfaqet në “The Kardashians”
Gjigandi

Fansat mund të mos presin që të shohin Pete Davidson në “The Kardashians”.

Ndërsa Kim Kardashian duket e gatshme që të shfaqet me të dashurin e saj në serialin e ri të familjes së saj Hulu, një burim ka thënë se njerëzit e afërt të yllit të “Saturday Night Live” po e këshillojnë atë kundër.

Miqtë e Davidson thuhet se po i thonë atij se karriera e tij tashmë është në një pikë të lartë.

Foto: Mega

RonaTyra

“Karriera e tij ka marrë hov, për çfarë i duhet kjo?”, vuri në dukje një burim, shkruan

.

Davidson ka një sërë projektesh në punë, duke përfshirë një film biografik për Joey Ramone, dhe një me bashkë-yllin e “SNL” Colin Jost dhe një film të titulluar “American Sole”, ndër të tjera.

Dhe megjithëse 28 vjeçri, është takuar me gra të profilit të lartë në të kaluarën përfshirë Ariana Grande dhe Kate Beckinsale, ekipi i tij beson se të merrte pjesë në serialin e familjes së famshme do të hidhte në erë çdo ndjenjë normaliteti.

“Përpara se të takonte Kimin, askush nuk e dinte se çfarë po bënte Pete gjatë gjithë kohës”, shpjegon burimi.

Foto: Mega

Rrethi i ngushtë i Davidson ka vënë në dukje gjithashtu se burrat në universin Kardashian si Tristan Thompson, Lamar Odom dhe Kris Humphries normalisht nuk u shkonë mirë në serialin e tyre.

“Është një mënyrë e sigurt për të vrarë marrëdhënien. Përfshirja në shfaqje shkatërron çdo mashkull”, argumenton burimi.

Megjithatë, një burim thotë se nuk është e vërtetë që njerëzit po i thonë Davidson të mos marrë pjesë.

“Ai nuk ndjen presion për të qenë në shfaqje. As njerëzit përreth tij. Nëse ndodh që ai është në shfaqje, ndodh”, tha një tjetër burim.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Sipas raportimeve, kamerat po filmonin në premierën e shfaqjes në Los Angeles në fillim të këtij muaji dhe kapën Kardashian dhe Davidson duke mbërritur dhe duke u shoqëruar në ngjarje.

Megjithatë, Kardashian, 41 vjeç, i tha Variety se ajo “nuk ka filmuar me” Davidson.

“Nuk jam kundër. Thjesht nuk është ajo që bën ai”, tha ajo në atë kohë.

Natyrisht, marrëdhënia e Kardashian dhe Davidson ka qenë një pikë e madhe bisede gjatë promovimit për “The Kardashians”. /

abc24.al

/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu