Lulzim Sahiti, zyrtar në komunën e Shtimes, ka njoftuar se para disa ditëve është rrrënuar bunkeri serb në qendër të Shtimes.
Sahiti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky bunker i betonizuar kishte dimensioni 3 x 2, teksa posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla.
“Në qendër të Shtimes, para dy dite ky bunker u rrënua. Ishte ndërtuar në vitin 1998, në oborrin e shtëpisë së Branisllav Stakiqit! Me këtë dëshmohet se jo vetëm ushtria dhe policia serbe që ushtronte dhunë e terror shtetëror ndaj popullsisë shqiptare por edhe pakica serbe lokale ishte përgatitur me vite të tëra për të sulmuar fqinjët e tyre shqiptar”,
ka shkruar Sahiti.
” Ky bunker i betonizuar kishte dimensione 3 x 2, posedonte derën hyrëse metalike dhe kishte pesë dritare të vogla për të sulmuar në të gjitha pjesët e qytetit”.