Rrëfehet Nani: Fergusoni…

0
Gjigandi

Disa ditë më parë, Rajan Gigs shpjegoi se herët a vonë të gjithë te Mançester Junajtid e kishin vuajtur trajtimin e ashtuquajtur të “tharëses së flokëve” të trajnerit Sër Aleks Ferguson. Mes atyre që i shpëtonin ulërimave të teknikut legjendar të “Djajve”, ishte Kristiano Ronaldo, konfirmoi uellsiani. Por një tjetër portugezi nuk i shkoi kaq mirë. Ja çfarë kujton Luis Nani.

PENALLTIA – Gjithçka lindi pas një penalltie të humbur kundër Fulhamit. Ndeshja ishte 2-1 dhe mesfushori merr topin: “Po luaja mirë dhe kisha shumë besim në vetvete. Fituam një penallti dhe duhet ta ekzekutonte Gigs, por unë ndieja se mund ta bëja dhe Rajan nuk tha asgjë. Godita dhe gabova dhe me atë gol do kishim shkuar 3-1”.

Por në minutat e fundit Fulhami barazoi. Mjaftoi për të nxehur trajnerin. “Në dhomat e zhveshjes Fergusoni më masakroi. ‘Kush mendon se je? Kush ta dha lejen për ta goditur penalltinë? Rajan?’ Dhe pastaj e kapi me Gigsin. ‘Pse e le ta godiste?’

Dhe ai u përgjigj: ‘Sepse mori topin dhe ia lashë ta bënte’. Ishte një moment absurd”. Ashtu si rruga e kthimit, sepse Nanit i takonte të ulej përkrah trajnerit në makinë. “E shoqërova në shtëpi dhe nuk më tha asnjë fjalë. U ndjeva shumë në siklet”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu