Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision 2022” nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati e cila u shpall fituese e e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.
Kënga përfaqësuese mban titullin “Sekret” dhe prej javësh ka nis realizimi i klipit të saj, në të cilin Ronela vjen tejet e veçantë në dukje.
Ndërkohë, tashmë ky projekti është drejt finalizimit dhe pritet të lansohet më katër mars, kështu ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në Instagram.
Foto: Ronela Hajati/Instagram
Ronela e shoqëroi postimin me një pjesë të shkurtër të shkëputur nga klipi i ri, xhirimet e të cilit janë bërë në lokacione të ndryshme.
“Shqipëri po vjen, katër mars-Sekret, jam e entuziazmuar”, ka shkuar Ronela në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që “Eurovision 2022′ do të mbahet mes datave 10 dhe 14 majit në Torino të Italisë, ndërkohë Shqipëria do të performojë në natën e parë të festivalit. /
abc24.al/