Romeo Veshaj: Donaldi puthte vajza që 13 vjeç

0
Romeo Veshaj: Donaldi puthte vajza që 13 vjeç
Gjigandi

Në emisionin “Wake up” sot (e hënë) kanë qenë të ftuar vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

Ata kanë folur për emisionin e tyre më të ri me karakter argëtues, të quajtur “Më lër të flas”, që tashmë ka nisur transmetimin në .

Ndër të tjerash, vëllezërit aktorë zhvilluan së bashku edhe një lojë, ku u pyetën rreth detajeve të jetës sendimentale të njëri-tjetrit.

Romeo dhe Donaldi (Foto: Instagram)

RonaTyra

Në një moment, Romeo u pyet nga moderatori se nëse e dinte se kur ka qenë e dashura e parë zyrtare e Donaldit.

Vet Donaldi tha se nuk e mban mend, por vëllai i tij u përgjigj duke thënë se kishet qenë 13 vjeç dhe se në atë moshë ka qenë një donzhuan i vërtetë, ku femrat i shkonin pas.

Donaldi përndryshe ka qenë shumë i përfolur për jetën e tij private që nga koha kur ishte në Big Brother VIP, pasi ai i dha fund lidhjes me këngëtaren Beatrix Ramosaj, gjersa ka shprehur dëshirën për një rikthim në krahët e ish-të dashurës së tij, prezantueses Bora Zemani.

/abc24.al/

Beatrix, Donaldi dhe Bora (Foto: Arkiv)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu