Roma ka marrë tre pikë në stadiumin ‘Olimpico’, duke mposhtur 2:1 Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.
Në fund të pjesës së parë ‘Giallorosët’ kaluan në epërsi me anë të Jordan Veretout, që shënoi nga penalltia për 1:0.
Fillimi i pjesës së dytë solli barazim, me Fiorentinën që realizoi për 1:1 përmes Nikola Milenkovic.
Heroi i Romës në këtë ndeshje doli të jetë Veretout, që në minutën e 87’ shënoi golin e fitores, sërish nga penalltia.
Me këtë fitore, Roma numëron 64 pikë, duke u renditur në vendin e pestë.