Roma përforcon pozitën e pestë por fundos Brescia-n dhe pothuajse ia humb edhe shpresat për mbetje në Serie A në futboll.
Roma në udhëtim shënon fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Brescia, në sfidën që u luajt në stadiumin “Mario Rigamonti”.
Golat i shënuan Fazio në minutën e 48-të, Kaliniç (62′) e Zaniolo (74′).
Shqiptari Emanuele Ndoj u paraqit standard deri në minutën e 46-të për Brescian por pa forcë ndaj romakëve. Pas javës së 32-të,
Roma është në vend të pestë me 54 pikë dhe Brescia renditet i 19-ti me 21 pikë.