Roki Pepa, “Roki” shqiptar i dekoruar nga Erdogan

0
Gjigandi

Policia e Shtetit pritet të ketë në radhët e saj një Roki të dekoruar nga Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Nuk bëhet fjalë për Roki Balboan në kuptimin fizik të fjalës por, për studentin shqiptar të policisë Roki Pepën në aspektin e pasionit për t’i shërbyer vendit në fushën e zbatimit të ligjit.

Mësohet se Pepa është graduar si student i shkëlqyer me gradën “Nënkomisar” nga vetë Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në Akademinë Policore të Turqisë.

Shteti Turk nëpërmjet PAEM në marrëveshje me shtetin shqiptar, u jep mundësinë çdo vit disa prej studentëve më të mirë të vazhdojnë studimet në një nga akademitë më të mirënjohura të policisë kudo nëpër botë, duke u dhënë kështu mundësinë të kthehen në rradhët e Policisë së Shtetit me një eksperiencë akademike dhe profesionale të nivelit të lartë.

Dhe një ndër ata është dhe Roki Pepa, i diplomuar fillimisht për planifikim dhe menaxhim urban por, që la profesionin e urbanistit për t’ju bashkuar Akademisë së Sigurisë së Republikës së Shqipërisë dhe për të ndjekur pasionin e policisë.

RonaTyra

Në vitin 2019 përzgjidhet me konkurs bashkë me 4 studentë të tjerë shqiptarë për të ndjekur një nga akademitë më të mirënjohura të Policisë në botë, Akademinë e Policisë së shtetit turk.

Pas finalizimit me një nderim kaq të lartë, tashmë pritet të kthehet në Shqipëri për t’u përfshirë në rradhët e profesionistëve të Policisë së Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu