Rob Kardashian pretendon se ish e fejuara e tij, Blac Chyna, e ka rrahur me një shufër metalike dhe i ka tërhequr armën gjatë një përleshjeje të dhjetorit 2016.
Në betejën e vazhdueshme ligjore të Kardashian-Jenner me Chynan, Rob, 35-vjeçar, dëshmoi të mërkurën se marrëdhënia e tij me ish-partneren, 33-vjeçare, ishte e dhunshme që në fillim dhe pretendoi se nëna e fëmijës së tij e rrahu dhe e kërcënoi se do ta vriste.
Rob – i cili kishte veshur një këmishë të zezë me kopsa dhe mëngë të gjata për paraqitjen e tij në gjyq – tha se nata e 14 dhjetorit 2016 filloi me modelen duke bërë shaka e duke postuar video në rrjete sociale.
Rob Kardashian (Foto: Getty Images)
Por, nata dyshohet se u bë e dhunshme dhe mosmarrëveshja zgjati deri në mëngjesin tjetër.
Rob pretendoi se Chyna e tërhoqi një armë dy herë, e goditi me një shufër metalike, e gërvishti dhe e goditi me një kabëll të iPhone.
“Ajo më dha disa goditje në fytyrë dhe në shpinën time”, pohoi Rob për shufrën metalike që Chyna dyshohet se përdori për ta goditur atë.
“Në fillim mendova se ishte lozonjare. Nuk mendova se ishte serioze deri në takimin e dytë me armë. nuk e drejtoni armën në kokën e të fejuarit tuaj, pavarësisht nëse mendoni se është e mbushur apo jo”.
Blac Chyna (Foto: Getty Images)
Kur u pyet nga avokatja e Chynas, Lynne Ciani, pse ai nuk shfaqi mavijosje në videot e regjistruara pas incidentit, Rob u përgjigj: “Ajo dha disa goditje në trupin tim (me shufrën metalike) . por jo të gjithë do të mavijohen.
“Vetëm se nuk kam pasur shenja nuk do të thotë se nuk është e vërtetë”, shtoi më tej ai.
Ylli ishte dukshëm i shqetësuar gjatë dëshmisë së tij gati dy orëshe, duke ngritur zërin disa herë dhe duke u grindur me Cianin që ia përsëriste pyetjet.
Rob tutje tha se donte ta bënte lidhjen e tij të funksiononte dhe përkrahte Chynan – me të cilën ndan vajzën Dream, pesëvjeçare – edhe kur ajo vazhdimisht dyshohet se ka abuzuar me të.
/abc24.al/