Rita Ora është një prej artisteve shqiptare më të famshme në botë.
Talenti i saj për muzikën kombinohet edhe me fizikun e saj të përkryer, ndërsa edhe është një femër me shumë shije në stilin e veshjes.
E ndjekur nga më shumë se 16 milionë persona vetëm në llogarinë e saj në Instagram, Rita shpesh herë sjell imazhe edhe nga përditshmëria.
Foto: Rita Ora/Instagram
Kështu ka vepruar edhe së fundmi, teksa mori vëmendje me thjeshtësinë në foto e reja ku shihet në veshje sportive me ngjyrë të zezë.
Foto: Rita Ora/Instagram
31-vjeçarja përshtati dukjen me makijazh të thjeshtë, ndërsa flokët bionde i la natyrale dhe të lira mbi supe.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare dukej tërë shkëlqim, ndërkohë që mori komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Foto: Rita Ora/Instagram
Ndërkaq, së fundmi është publikuar ‘traileri’ i sezonit të ri të “The Voice Australia”, ku Rita vazhdon të jetë në rolin e anëtares së jurisë.
/abc24.al/