Rita Ora duket e mahnitshme dhe tërë shkëlqim në imazhet e reja nga pushimet

0
Rita Ora duket e mahnitshme dhe tërë shkëlqim në imazhet e reja nga pushimet
Gjigandi

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora mbetet aktive në rrjetet sociale, ku edhe bën postime të ndryshme që çdo herë marrin vëmendje.

Krahas angazhimeve, artistja e njohur së fundmi ka gjetur kohë që të shijojë edhe disa ditë të mira pushimesh në bregdet.

31-vjeçarja postoi disa imazhe tejet atraktive e veshur në një fustan të lirshëm me ngjyrë të zezë dhe nuanca të kaltrat, ndërsa solli edhe disa të tjera në bikini.

Foto: Rita Ora/Instagram

RonaTyra

Pamjen e saj e përshtati me një bizhuteri në dorë me ngjyrë të kaltër, qafore me inicialen ‘R’, teksa në fytyrë vendosi një makijazh të lehtë.

Ndërkohë, kujtojmë që Rita aktualisht është pjesë e sezonit të ri të “The Voice Australia” në panelin e jurisë.

Foto: Rita Ora/Instagram

Në anën tjetër, krijuesja e hitit “Anywhere” po shijon edhe një histori të bukur dashurie me regjisorin e njohur, Taika Waititi, me të cilin nuk mungojnë as daljet publike.

Foto: Rita Ora/Instagram

Dyshja së bashku u paraqiten edhe në ndarën e çmimeve “Oscars”, teksa morën vëmendje me elegancën dhe sharmin.

/abc24.al/

Foto: Rita Ora/Instagram

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu