Rinovimi qetëson Partizanin

0
Gjigandi

Pas triumfit të thellë me Luftëtarin, të besuarit e trajnerit Adolfo Sormani kanë nisur menjëherë punën për transfertën e Vlorës. Partizani, në letër, është i favorizuar për të marrë trepikëshin e radhës, pasi dihet situata ku ka përfunduar Flamurtari. Gjithsesi, për “demat” nuk ka vend për nënvleftësim, përpos kundërshtarit që kanë përballë, pasi objektivi “Europë” është akoma në rrezik.

Për takimin e javës së 30-të të Superiores trajneri Sormani nuk do ta ketë të plotë grupin, pasi disa lojtarë janë të konfirmuar si mungesa për shkaqe dëmtimesh.

Esat Mala mungoi ndaj Luftëtarit dhe nuk është rikuperuar as për vlonjatët. Gjithashtu, Belica nuk do të jetë, pasi do të vuajë dëmtimin që pësoi ndaj Luftëtarit. Situata e Kërçikut dhe Bilalit mbetet e njëjtë edhe për këtë javë dhe mund të mos llogariten për të premten.

Kapiteni Alban Hoxha e ka kaluar problemin që ka pasur, ku lojtari dhe stafi teknik pohuan se ka pësuar një tërheqje të lehtë ndaj Skënderbeut. Hoxha është gati dhe tani i mbetet trajnerit Sormani të vendosë për portën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu