Rinisja e Kategorisë Superiore

0
Gjigandi

Kategoria Superiore do të rinisë të luhet të mërkurën e 3 qershorit. Në javën e fundit të fazës së tretë, Partizani do të jetë e vetmja skuadër që do të paguajë për të luajtur me drita, duke qenë se starton në 20:00.

Teksa të gjitha takimet e tjera do të luhen në orën 17:00, vetëm të kuqtë do të duhet që të paguajnë një sistem ndriçimi. Sa i përket çështjes së stadiumit, Partizani ka një kontratë me impiantin “Selman Stërmasi”, i cili në çdo rast mbetet zgjedhja e parë.

Tanimë që takimet do të luhen pa praninë e tifozëve, është e tepërt të mendohet pagesa e shumëfishtë për të luajtur në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse drejtoria e “Shoqërisë Kuq e Zi” ose vetë FSHF të mund të ofrojnë zbritje për çmimin e një ndeshjeje, atëherë të kuqtë mund të zgjedhin impiantin më modern në vend.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu