Ashtu siç u premtoi fansave, reperja Rina Balaj ka publikuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
Ajo këtë herë erdhi në bashkëpunim me artisten e quajtur, Amelia, ndërkohë që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Këngëtaret vijnë me paraqitje të mrekullueshme në videoklip e skena mjaft atraktive.
Rina Balaj dhe Amelia (Foto: YouTube)
Teksti është shkruar nga vet artistja shqiptare, kurse për producimin është kujdesur Dj Amelia.
Kënga tashmë është shpërndarë në të gjitha platformat muzikore dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Komentet krahas postimit kanë qenë të menjëhershme, duke e pëlqyer këtë projekt të 22-vjeçares.
Në bazë të disa pamjeve, ky klip duket se u xhirua në Greqi ku Balaj po qëndron prej disa kohësh.
/abc24.al/