Rep-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.
Por, javë më parë artistja nga Istogu ndau me fansat në Instagram një pjesë të shkurtër të një kënge të re, të cilën tha se nuk do ta publikonte asnjëherë.
Por, ndonëse e interpretoi vetëm një pjesë të shkurtër të saj kënga u pëlqye dhe fansat e saj të shumtë insistuan që ajo të lansonte.
Foto: Rina Balaj/Instagram
Kjo ka bërë që Rina ndërroi mendje dhe tashmë përmes një InstaStory ka njoftuar se projekti “Si ti” do të publikohet gjatë muajit maj.
“Pas shumë kërkesave të këngës “Si ti: kam vendos që me e lansu brenda muajit maj. Doli të jetë një këngë e mrekullueshme ndaj priteni”, ka shkruar Rina sipër një imazhi.
Foto: Rina Balaj/Instagram
Ndërkohë, së fundmi Rina publikoi këngën e re “Blue” që erdhi në bashkëpunim me artisten, Ameila.
Kënga erdhi e vizuelizuar edhe me klip, të cilin e xhiroi në Greqi atje ku Balaj është zhvendosur kohëve të fundit. /
abc24.al/