Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, viteve të fundit është kthyer fuqishëm në muzikë dhe ka publikuar një sërë këngësh.
Ajo së fundmi në rrjete sociale ka sjell një pjesë të shkurtër të një projekti, të cilin nuk e kishte ndarë më parë me fansat.
Këngëtarja në videon e hedhur në Instagram shfaqet duke interpretuar këtë këngë.
Rina Balaj (Foto: YouTube)
“Një këngë që nuk do ta publikoj kurrë, shijojeni refrenin”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë.
Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme, disa prej të cilëve kërkuan që ta lansojë të plotë.
Kjo vjen pak ditë pas publikimit të “Demon”, i cili ishte i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kënga në fjalë për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh gjysmë milionë klikime në YouTube.
/abc24.al/