Rikthimi në detyrë i 12 shefave të policisë/ Rezultoi se…

0
Gjigandi

12 shefat e policisë në sektorin e krimit ekonomik janë rikthyer në detyrë. Gjatë 30 ditëve që 12 zyrtarët kanë qenë të pezulluar, janë kryer verifikime në drejtorinë e përgjithshme të policisë dhe ka rezultuar se nuk ka patur problematika rreth profesionalizmit të tyre.

Në datën 10 mars, drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku, pas një takimi me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, njoftoi pezullimin nga postet e tyre për të gjithë shefat e policisë në sektorin e krimit ekonomik.

Në deklaratën e Rrumbullakut u bë me dije se puna për shefat e sektorit të krimit ekonomik do të niste në momentin kur të krijohej struktura e re e policisë. Mirëpo masa për pezullimin e tyre nuk është më në fuqi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu