Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja paralajmëroi sot rikthimin e mbikqyerjes elektronike për të dënuarit.
Pyetje: A mendoni se gjykatat shqiptare duhet të japin masa dhe dënime alternativë?
Manja: Është një nga prioritetet e punës sime si Ministër i Drejtësisë, dhe jam në bashkëpunim dhe në komunikim të vazhdueshëm me Këshillin e Lartë Gjyqësor që ne të kemi një qasje të re drejt drejtësisë alternative. Janë masa që i ka kodi penal i parashikon edhe kodi i procedurës penale dhe ne do të duhet që për një kategori veprash penale ti qasemi drejtësisë alternative. Ne kemi sot shërbimin e provës, ku aktualisht trajtojmë rreth 9500 persona në konflikt me ligjin të cilët drejtësia ka dhënë që ti nënshtrohen shërbimit të provës dhe mund të ecim në këtë drejtim.
Pyetje: Prej kohësh mbikëqyrja elektronike ka munguar, a do të kthehet?
Manja: Sigurisht që jemi në punë e sipër edhe shumë shpejt mbikqyrja elektronike do të rikthehet sepse është një masë që e parashikon ligji dhe do të duhet ta vëmë në funksionim.
Deklaratat Manja i bëru nga Drenova e Korçës.
Manja: Sot jam në Drenovë të Korçës në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale të një rëndësie të veçantë sepse këtu kemi paraburgim, burg të sigurisë së zakonshme dhe burg të sigurisë së lartë. Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të burgjeve si institucion varësie i joni kemi filluar një studim mbi një master plan lidhur me gjendjen e sigurisë në institucione të vuajtjes së dënimit në Shqipëri dhe në këtë kuadër është dhe vizita sot. Dua ti shoh vetë institucionet, të njihem nga afër me kushtet e këtyre strukturave fizike që ne kemi në administrim por duatë njihem edhe me kushtet e punës së stafeve të burgjeve sepse është një formë e komunikimit të drejtpërdrejtë me njerzit që punojnë në këto institucione dhe është mënyra më e mirë që ne si politikë bërës të marrim shqetësimet nga poshtë për ti kthyer në vendim marrje lart.