Rezultatet nga dita e tretë e turneut të CS:GO IEM Dallas – Astralis, NIP dhe MIBR eliminohen

0
Rezultatet nga dita e tretë e turneut të CS:GO IEM Dallas – Astralis, NIP dhe MIBR eliminohen
Gjigandi

Ndeshje të forta dhe plotë emocione po zhvillohen në turneun e CS:GO i cili po mbahet në qytetin Dallas të Teksasit, ekipet Astralis, NIP dhe MIBR janë eliminuar.

Ekipet Astralis, NIP dhe MIBR janë futur në listën e tetë skuadrave të eliminuara nga turneu IEM Dallas, pasi u mposhtën në ndeshjet vendimtare.

Astralis u mposht nga G2 me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ndërsa MIBR u mposht nga ekipi gjerman BIG, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Gjithashtu ekipi suedez NIP pësuan humbje nga ekipi Cloud9, pasi garuan pa kapitenin e tyre hampus, i cili nuk mund të bashkohej me ekipin për shkak të problemeve shëndetësore.

Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja FaZe kundër ENCE, ku fituesi i kësaj ndeshje do të sigurojë vendin direkt për në gjysmëfinale, ndërsa ekipi humbës do të shkojë në çerekfinale.

RonaTyra

Gjithashtu ekipi Vitality është duke u ndeshur me ekipin G2, ekipi fitues do të kalojë në çerekfinale, ndërsa humbësi eliminohet.

Këto janë rezultatet nga dita e tretë e turneut IEM Dallas:

NIP 0 – 2 Cloud9
Liquid 2 – 0 MIBR
G2 2 – 1 Astralis
MIBR 0 – 2 BIG

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu