Rëndohet gjendja e Bujar Nishanit, niset me urgjencë për në Gjermani

0
Rëndohet gjendja e Bujar Nishanit, niset me urgjencë për në Gjermani
Gjigandi

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur  mëngjesin e sotëm jashtë shtetit për kurim më të specializuar pasi gjendja e tij është rënduar.

Mësohet se Nishani u shoqërua mëngjesin e sotëm me autoambulancë deri në aeroport, për të fluturuar më pas për në Gjermani.

Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Nishani ka patur fibrozë post covid, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të okrigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu