Refuzon uljen e pagës

0
Gjigandi

Jashtë skuadre. Jo për shkak të një goli të gabuar, por për një arsye që tek Union Berlini ka më shumë rëndësi.

Sulmuesi 29-vjeçar Sebastian Polter nuk ishte dakord me uljen e pagave të futbollistëve në skuadrën e klubit bardhekuq, e vendosur në mars për shkak të pandemisë “COVID-19”. Një sjellje pak solidare dhe e diskutueshme që ka tërbuar drejtuesit, të cilët kanë marrë menjëherë masa.

Presidenti Dirk Zingler ka zgjedhur t’ia ndërpresë kontratën disa muaj më përpara se mbyllja natyrale e Bundesligës, që megjithatë po rikuperon ende ndeshjet ende për t’u luajtur përpara kampionateve të tjera europiane.

“Përpara një momenti vështirësie si ky,  të gjithë futbollistët ishin dakord. Polter ishte i vetmi që doli kundër: e papranueshme”, nënvizoi Zingler.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu