Majk Tajson ka refuzuar 18 milion dollarë për të sfidur luftëtarin e MMA-s, Vanderlej Silva.
Boksierit amerikan i është ofruar një pasuri e vërtetë vetëm që të futet në ring pa dorëza.
Mirëpo këtë oferët Tajsoni menjëherë e ka hjedhur posht, ndërsa lajmin e ka konfirmuar trajneri i Tajsonit, i cili ka potencuar për mediat në Brazil, se Majk Tajsoni është duke u përgatitur për përballjen e boksit me doreza.
Më parë ishte lajmëruar se gjatë kësaj jave do të njoftohet emri I kundërshtarit të tij, ndërsa mediat në SHBA, spekulllojnë se bëhet fjalë për Ivander Holifilldin.