Vazhdojnë bisedimet mes Interit dhe Paris Saint Germain për kalimin përfundimtar të Mauro Icardit në Parc des Princes, megjithatë oferta e parë e parizienëve ka zhgënjyer drejtuesit zikaltër të cilët e kanë refuzuar menjëherë duke e konsideruar shumë të ulët.
50 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh në varësi të paraqitjeve të futbollistit, ka qenë kjo oferta e parë e drejtuesve të PSG për Mauriton.
Interi nuk kërkon të bjerë poshtë bazës së 70 milionë eurove për të cilën dy klubet kishin rënë fillimisht dakort në momentin e huazimit të Icardit te kampionët e Francës.
Kërkesa e PSG për një skonto prej 20 milionë eurosh nuk është pranuar nga Interi, megjithatë francezët janë shumë të interesuar për lojtarin argjentinas dhe dy klubet po vazhdojnë bisedimet për të gjetur gjuhën e përbashkët.