Reforma zgjedhore/ Mblidhet opozita e bashkuar, 3 pika në rendin e ditës

0
19

Pas pak minutash do të mblidhet opozita e bashkuar ku do të diskutojnë në lidhje me reformën zgjedhore, ku kanë edhe tri pika si rend dite.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Opozita kërkon që votimi në zgjedhjet e ardhshme të jetë elektronik.
Opozita vijon punën për të patur gati Platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me Reformën Zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe Mekanizimin e posaccëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e Reformës Zgjedhore.
Sot në orën 18.00 mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Në mbledhjen e sotme, në rend dite do të jetë:

Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numurimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus cështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu, do të ketë një prezantim.
Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familajre, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu