Reforma u bë “Reformato”, ja si komisioneri, Flori Ballhysa, kapet “mat” me shkelje, njësoj siç a…

0
Reforma u bë “Reformato”, ja si komisioneri, Flori Ballhysa, kapet “mat” me shkelje, njësoj siç a…
Gjigandi

Reforma në Drejtësi, ka “sakatuar” organikën e gjykatave dhe prokurorive, duke sjellë sot e në ditët në vijim, një super kolaps të gjykimit të dosjeve me përparësi, në mënyrë që drejtësia të mos vonohet.

Përtej kësaj situate alarmante që është krijuar, brenda dyerve të gjykatave dhe prokurorive, sot pas implementimit të Reformës në Drejtësi, vijojmë të heqim gjyqtarë dhe prokurorë si të inkriminuar.

Por njëherësh vijojmë të emërojnë nëpostet më të larta të Drejtësisë Shqiptare, gjyqtarë e prokurorë, që ashiqare kanë kontakte të papërshtatme, dhe që moralisht nuk duhet të jenë aty ku janë. Nëse gjykimi në këtë mënyrë bëhet për një ose dy individë, atëherë ky standard të mbahet për të gjithë.

Jo ca të nënës, ca të njerkës.

E fundit, ishte rasti i emërimit të një gjyqtare në organikën e Gjykatës së Lartë, e cila e kishte vëllain e saj nga Lushnja të pandehur dhe të dënuar, si shoqërues me makinë të pilotit Italian, Giorgio Reformato. Avjoni i të cilit ngeci në rerën e plazhit, teksa përpiqej së bashku me një grup kriminal Shqiptar, për trafikimin e një sasie të konsiderueshme droge nga Divjaka në drejtim të Italisë.

RonaTyra

Por kjo ishte për parantezë, pasi tashmë dihet që “Reforma për Drejtësisë”, është bërë “Reformato për Drejtësi”.

Pasi ky system gjyqësor që kemi sot, nuk është në gjëndje ti japi zgjidhje shpejt dhe saktë dhe një çështje të pensioneve dhe jo më dosjeve penale, ku për shkak të situatës të krijuar, të arrestuar e proceduar për vrasje e trafik droge, po na lirohen për ditë me diell, nga gjykatat tona.

Dhe ky sistem që në kemi peshqesh, është edhe për shkak të dy komisionerëve Publikë pranë “Vettingut”, Dariel Sina dhe Florian Ballhysa. Të dy përfaqësues të interesit të Publikut gjatë procesit të Vettingut, në shumë raste këta të dy kanë shpërndoruar keqas interesin tonë publik, duke shpikur, shpifur dhe manipuluar prova nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm për të larguar nga sistemi njerës të drejtësisë që në fakt nuk duhet të iknin.

Këta të dy bëjnë parimorin, bëjnë “Gjermanin”, duke i kërkuar llogari suvjekteve të rivlerësimit, prokurorë e gjyqtarë, se pse nuk kanë paguar taksa, pse nuk kanë deklaruar pasurinë kështu dhe ashtu, pse nuk kanë pasur licencë kur kanë punuar më parë si avokatë, pse nuk kanë nipte biznesi, e pse s’kanë këtë faturë tatimore dhe gjëra nga më të ndryshmet.

Por Florian Ballhysa, duket se është një nga këta njerëz, që ka shkelur ligjin njësoj si prokurorë e gjyqtarë. Pasi ka punuar i parregjistruar në tatime, pa pasur nipt në QKB, pa deklaruar fatura për punët e bëra, ka marrë para publike si ekspert ligjor pa qene i regjistruar në organet taimore.

Dhe me këtë logjikën që Florian Ballhysa, përndjek e kërkon shkarkimin e prokurorëve e gjyqtarëve, duhet që ai të shkarkojë dhe veten e tij. Por këtu jemi në Shqipëri dhe nuk ndodhin çudira që dikush të gjykojë vetveten, me parimet e gjykimit si të dikujt tjetri.

Sipas një kallëzimi penal të dorëzuar këtë javë në prokurorinë e Posaçme SPAK, ekziston një kontratë shërbimi ku tregon se, Florian Ballhysa, para se të bëhej komisioner Publik dhe të përfaqësonte interesin tonë në procesin e “Vettingut”, paska kryer një farë shërbimi tek Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Kontrata është e datës 2 tetor 2015, dhe është firmosur mes komisionerit Florian Ballhysa dhe Sekretares së Përgjithshme të AMA, Alba Qirjazi. Ku në cilësinë e ekspertit ligjor, Florian Ballhysa, do të paguhej 5 milion e 500 mijë lekë të vjetra për tre shërbime që do të kryente.

I pari shërbim ishte për kontributin e tij si konsulent ligjor, për përppilimin e Rregullores së Brendshme të AMA, ku është paguar me 2.5 milion lekë tek llogaria e tij në bankën “Credins”. I dyti shërbim ishte për Kodin e Sjelljes, ku është paguar me 1.5 milion lekë tek banka “Credins”.

Dhe i treti shërbim i Ballhysës, ka qënë për përpilimin e Kodit Administratës, ku është paguar po me 1.5 milion lekë. Në total 5.5 milion lekë brenda një kohe të shkurtër prej vetëm 3 muaj.

Gjatë kohës që ka kryer këtë shërbim, Ballhysa, nuk ka qenë i regjistruar në tatime, aq më tepër në QKB, e për pasojë dyshohet se nuk ka prerë faturë tatimore për këtë shërbim të marrë nga një institucion publik siç është AMA.

Dhe të mendosh se këtë gjë nuk e ka bërë me një institucion publik, ku filtri i kontrollit është pak më i lartë, imagjinoni se çfarë mund të ketë bërë Florian Ballhysa, me shërbimet ligjore që ka bërë me privation.

Pra në këtë rast kemi pranë “Vettingut” një komisioner Publik, që i bën gjyqin të tjerëve, se pse nuk ke bërë këtë e atë dhe pse nuk ke qënë i deklaruar në tatime, e s’ke paguar taksat, e nga ana tjetër na shfaqet një komisioner publik si Ballhysa,shkelësi Nr.1 i këtyre parimeve ligjore dhe njerëzore.

Sa antiligjore është kjo gjë dhe jo morale, po aq dhe antiligjore është fakti mbi rrethanat e përfitimit të këtij shërbimi. Kjo pasi AMA, ka përzgjedhur një individ si Ballhysa, që ti japi shërbimin duke përdorur teknikën e negocimit të drejtpërdrejtë.

Duke mos kryer së pari një tender të hapur për këtë shërbim që do bëhej me lekët publike, duke mos kryer asnjë konkurs mbi testimin e kandidatëve, por thjesht ka bërë një përzgjedhje selektive të këtij individi, që tashmë prej disa vitesh jo vetëm është në krye të Institutit të Komisionerëve Publikë, por duket se aspiron që të bëhet dhe gjyqtar, pas përfundimit të mandatit të “Vettingut”.

Njëkohësisht pretendohet nga Komisioneri, Ballhysa, se nga muaj Dhjetor i vitit 2002 deri në muajin Shkurt të vitit 2004, pra rreth 2 vjet ka punuar si avokat në dhomën e avokatisë Tiranë, por edhe në këtë rast ka punuar në informalitet.

Pasi nga kërkimi në QKB dhe në informacione të mbledhura në mënyrë operative, Komisioneri Ballhysa, nuk ka kryer asnjë aktivitet tregtar sipas ligjeve në fuqi, dhe për këtë fakt ka paraqitur të dhëna të rreme në CV-në e tij dhe njëkohësisht, ka paraqitur të dhëna të rreme  pranë Institucionit të Avokatit të Popullit.

Organet publike e kanë të ndaluar që të përfitojnë furnizime me mallra apo shërbime nga të tretët jashtë procedurave të prokurimit publik.

Pra këtu kemi një lobim të kundërligjshëm, që nuk ka asnjë të përbashkët me parimet e barazisë, ndershmërisë dhe transparencës, që tregohet qartë në ligjin mbi prokurimin publik.

Por Florian Ballhysa në bashkëpunim kriminal me zyrtarët e AMAS, ka shmangur procedurat e prokurimit publik duke i ofruar AMAS, shërbimet e konsulencës që përbëjnë objektin material të kontratës së shërbimit të lidhur ndërmjet dy palëve.

Kjo veprimtari përbën veprën penalë të shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, të kryer në bashkëpunim, ku zyrtarët e AMAS janë subjektet e posaçme të këtyre veprave penale. Ndërsa Florian Bllhysa minimalisht është ndihmës.

Këto janë vetëm maja e Ajsbergut, ndërsa situatat për këtë rast janë sa jo morale dhe antiligjore. Dhe më e bukura është se Florian Ballhysa, njeriu që në shohim e gërthet në seancat e vettingut se X prokuror apo gjyqtar, s’ka paguar taksat dhe ka bërë këtë e atë, në fakt është vetë një nga drutë e shtrembërta në rradhën e “Vettingut”.

Për më tepër kolegu i Florianit, komisioneri, Dariel Sina, në një proces vettingu, për një subjekt të rivlerësimit, arriti të manipulojë dhe provat fotografike, duke ja servirur trupit gjykues një fotografi, se subjekti i drejtësisë mbante kontakte tw papwrshtatshme me Myftar Lumneshin.

Kur në fakt në foto nuk ishte Lumneshi, por një person tjetër i drejtësisë, që e gjithë trupa gjyqësore e njihte, dhe të gjithë filluan të qeshin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu