Këtë të mërkurë është zhvilluar Komisioni për Reformën Territoriale, ku palët politike kanë zbuluar dhe emrat e ekspertëve që do të asistojnë punimet.
Mësohet se PS ka propozuar Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin, ndërsa PD, Agron Haxhimalin dhe Roland Bejkon në cilësinë e ekspertëve teknikë. Emrat u njoftuan nga dy bashkëkryetaret Anila Denaj dhe Dhurata Çupi.
Ndërkohë, komisioni la pezull mundësinë që të shtohen dhe dy ekspertë nga grupet e tjera më të vogla parlamentare.