Recetë/ Tasqebap shtëpie në furrë

0
Gjigandi

Përgatitja e tasqebapit në furrë

(Përbërësit e kësaj recete janë për 4-5 persona)

500 gr mish

2-3 kokrra qepë

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

RonaTyra

1 lugë gjelle me miell

gjysmë filxhan çaji me verë

1 gjethe dafine

gjysmë lugë gjelle me salcë ose 2-3 kokrra domate mesatare

3-4 thelbinj hudhra

kripë dhe pak spec i kuq

2 lugë gjelle uthull molle

Përgatitja

Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dashi.

Mishi tul pritet në shirita të hollë në drejtimin e kundërt të fijeve ose në copa katrore.

Skuqet në vaj ulliri së bashku me qepët e prepra fije-fije, derisa t’i avullojë uji dhe krijohet një shtresë e kuqe.

Shtohet mielli, kaurdiset edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelbinj hudhër, uthull, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë.

Ndërkohë 10 minuta para se gjella të jetë gati, pra kur lëngu të jetë trashur dhe mishi të jetë zbutur futeni në furrë të parangrohur në 250 gradë dhe lëreni përreth 10 minuta.

Tasqebapi shoqërohet me salcën e vet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu