Perberesit:
200 ml qumësht
200 gr sheqer pluhur
50 gr gjalpë
Pergatitja:
1.Qumështin, sheqerin dhe gjalpin hidhini në një tenxhere. Ndizeni sobën në nxehtësi mesatare dhe duke trazuar, lëreni përzierjen të ziejë.
2.Trazojeni vazhdimisht për 12 minuta derisa të shihni se përbërja ka filluar të trashet dhe të mos ketë formuar toptha.
3.Kavanozët në të cilët do të ruani qumështin, ziejini në një tenxhere me ujë për 20 minuta dhe thajini mirë me letër kuzhine.
4.Mbusheni secilin me qumështin e përgatitur teksa është ende i ngrohtë, mbylleni mirë kapakun, kthejini me kokë poshtë dhe lërini të ftohen plotësisht. Kështu duhet të krijohet efekti I vakumit.
5.Nëse nuk ndodh, përsëriteni procesin e zierjes në ujë për 10 minuta dhe riprovoni.