Recetë/ Kajmakpare

0
Gjigandi

Përbërësit
100 gr kajmak ose krem qumështi (ose mascarpone, e gjeni në market)

3-4 lugë gjalpë i freskët

½ lugë pluhur pjekje (e gjeni në supermarket)

2/5 gota miell

Arra të thërrmuara

RonaTyra

Për Sherbetin
4 gota sheqer

1 gotë ujë

Përgatitja
Si fillim, të përgatisni sherbetin.

Hidhni në një tenxhere sheqerin dhe ujin.

Vendoseni në zjarr dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë dhe të krijohet në formën e shurupit.

Pasi sherbeti është gati lëreni të ftohet.

Nga ana tjetër, në një enë të thellë shtoni kajmakun ose kremin e qumështit, bashkë me gjalpin dhe vaniljen.

Përziejini mirë të gjitha bashkë dhe më pas shtoni pluhurin e pjekjes dhe të vijoni përzierjen derisa të krijohet një brumë i butë.

Nëse është e nevojshme shtoni edhe pak miell në mënyrë që brumin kur ta ndani në topdha të mos ngjitet në duar.

Në vijim, ndajeni brumin në toptha të vegjël ose jepuni formën që preferoni.

Vendosini me rradhë në një tepsi.

Futeni tepsinë në furrë të parangrohur në 180 gradë dhe lëreni të piqet derisa sipërfaqja e kajmakpareve të nisë të plasaritet.

Më pas hiqini nga furra dhe ashtu siç janë të nxehta hidhuni sherbetin e ftohtë.

Kur shërbehen spërkaten me arra të thërmuara dhe pak pluhur kanellë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu