Recetë/ Bakllava e thatë

0
Gjigandi

Përbërësit

1 kg miell
3 kokrra vezë
5 gr kripë
1/2 kg arra
1 kg gjalpë
700 ml ujë
1 kg sheqer
1/2 kokërr limon

Përgatitja
1
Fillimisht zini brumin, ashtu si në rastin e bakllavasë tradicionale.
2
Brumi ndajeni në 16 topa të vegjël dhe hapni këto petë me kujdes dhe mirë. Pasi petët hapen, thajini me kujdes që të mos çahen.
3
Fillimisht shtroni 2 petë, pastaj hidhni arra, pastaj 2 petë të tjera dhe prapë arra (për secilën shtresë 250 gr arra) dhe shtrojni dy petët e fundit. E fusim në furrë me temperaturë 180º C për 1 orë.
4
Pas pjekjes, kur është e nxehtë, i hedhim sherbetin po të nxehtë. Pas sherbetit, i hiqni copat e bakllavasë një e nga një dhe lyejini me arra të thërrmuara.
5
Sherbeti përgatitet si zakonisht, si në rastin e bakllavasë tradicionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu