Reali ka konkurencë

0
Gjigandi

Goleadori i Borussia Dortmund, Erling Halland është objektivi I parë i Real Madridit, mirëpo së fundmi edhe PSZH është futur në garë.

Spanjollët kërkojnë që të mbyllin shpejt këtë lëvizje, mirëpo francezët e kërkojnë që të formojnë një treshe fantastike në Paris, ku do të ishin reshtuar yjet si Mbape, Nejmar dhe Halland.

Edinson Kavani pritet të largohet, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor, ndërkohë që edhe Mauro Ikardi është i Interit dhe për momentin është raportuar se në Francë nuk janë gati të ofrojnë 70 milion euro për kartonin e tij.

Borussia Dortmund sigurisht nuk e lëshon Haland për një shifër dosido. Gjermanët e blenë sulmuesin për 20 milion euro nga Salzburg, 15 milion euro për menaxherin Mino Raiola, si dhe 10 milion të tjera për babanë e sulmuesit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu