Skuadra e Real Madridit është kampion i ri i Spanjës.
Reali shënon fitore me rezultat 2:1 kundër Villarealit, në takimin e javës së parafundit përkatësisht të 37-të.
Një javë para përfundimit të këtij edicioni, djelmoshat e trajnerit Zinedine Zidane, sigurojnë titullin e kampionit.
Sulmuesi francez Karim Benzema, ka shënuar në minutën e 29-të dhe nga penalltia në atë të 77-tën për Realin dhe Iborra (84′) për Villarealin. Real Madrid është shpallur kampion i La Liga për herë të 34-të në historinë e vet.
Reali udhëheq renditjen me 86 pikë, duke lanë pas vetes Barcelonën me 79 pikë.
Barcelona si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Osasuna. Jose shënon në minutën e 15-të e Torres në atë të 90+3 për Osasunën dhe Messi në minutën e 62-tën për Barcelonën.