Pas pothuajse 2 muajsh, Real Madridi pritet të kthehet në stërvitje te henen.
Përmes publikimit të datës zyrtare në faqe ‘Realmadrid.com’, Los Blancos kanë konfirmuar edhe zyrtarisht se do t’i nisin stërvitjen për t’u përgatitur sa më mirë për rifillimin e sezonit 2019/20, të ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Reali ka konfirmuar se ditën e hëne, nga ora 10 futbollistët do të rikthen në Valdebabes për të nisur përgatitjet për rinisjen e sezonit 2019/20.
Fillimisht, lojtarët do të stërviten të veçuar, duke respektuar distancën sociale, derisa me 18 maj parashikohet stërvitja në grupe.
Kurse, gjatë ditës së djeshme stërvitjet i ka filluar edhe rivali i madh i Realit, Barcelona.