Real Madrid ka caktuar çmimin e kolumbianit James Rodriguez.
Mesfushori i ‘Los Blancos’ nuk ka arritur të fitojë hapësirat e tij në ‘Santiago Bernabeu’, nën urdhrat e Zinedine Zidane, dhe kështu është në mesin e lojtarëve që pritet të largohen.
E përditshmja spanjolle, ‘Marca’, së fundmi raporton se madrilenët i kanë vendosur tashmë një çmim kartonit të lojtarit.
Real Madrid janë gati ta shesin James për një çmim të reduktuar, që shkon jo më lart sesa 25 milionë euro.
Kolumbiani ka vetëm një vit kontratë të mbetur dhe ‘Los Blancos’ kanë përgjysmuar çmimin, për lojtarin që kërkon gjithashtu largimin.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ofertë për James Rodriguez.