Reagon aktorja e njohur për vdekjen e ish-të dashurit të saj, Aron Carter

0
Gjigandi

Hilary Duff reagoi për vdekjen e ish-it të saj Aaron Carter, i cili u gjet i vdekur ditën e djeshme. Aktorja ndau në Instagram një shënim të përzemërt, e cila shkruan:

“Për Aaron- Më vjen thellësisht keq që jeta ishte kaq e vështirë për ty dhe që u desh të luftoje para gjithë botës. Ti kishe një sharm që ishte absolutisht i zjarrtë… djali që e bëri veten time adoleshente ta donte thellësisht. I dërgoj dashuri familjes tënde në këtë kohë. Pusho i qetë,” -shkroi Duff.

Fansat e vlerësuan dedikimin prekës të Duff. Ajo dhe Carter u takuan kur të dy ishin 13 vjeç. Të dy ishin në një lidhje me ulje-ngritje, derisa u ndanë në vitin 2003.

Burimet thanë për ‘TMZ’ se trupi i Carter u gjet në vaskën e tij. Shkaku zyrtar i vdekjes është i panjohur derisa të përfundojë autopsia dhe raporti mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu