Reagime të qytetarëve në Kosovë për luftën në Ukrainë

0
Reagime të qytetarëve në Kosovë për luftën në Ukrainë
Gjigandi

Sulmi i Rusisë në Ukrainë është dënuar gjerësisht në Kosovë, e cila u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare kundër Moskës.

Disa qytetarë me të cilët bisedoi korrespondentja jonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, thonë se situata në Ukrainë u ka rikthyer kujtimet e luftës së vitit 1999, e cila mori fund me ndërhyrjen e perëndimit.

Disave prejt tyre iu kujtohet kur u detyruan të largohen nga shtëpitë për shkak të situatës së rëndë të krijuar nga forcat serbe dhe thonë se lufta në Ukrainë është e pakuptimtë dhe shoqërohet me vuajtje për qytetarët e pafajshëm.

Ata kërkojnë që fuqitë botërore t’i vijnë në ndihmë Ukrainës. Sidoqoftë, ata ndjehen të sigurtë në Kosovë për shkak të pranisë së NATO-s./VOA

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu