Lidhja e Historianëve: Vendimi i Kushtetueses për pronat rreth Manastirit të Deçanit, nuk duhet t…

0
Lidhja e Historianëve: Vendimi i Kushtetueses për pronat rreth Manastirit të Deçanit, nuk duhet t…
Gjigandi

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i 21 majit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet shoqërore “Apiko” dhe “Iliria” në afërsi të Manastirit të Deçanit, nuk duhet të zbatohet, sepse ai bazohet në ligjet e kohës se masave të dhunshme të kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai është precedentë i rrezikshëm për Kosovën.

Në Republikën e Kosovës nuk duhet të zbatohen vendimet e kohës së Millosheviçit.

Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, duhet të jap dorëheqje, sepse ajo bashkë me ish kryetaren e kësaj gjykate, Arta Rama-Hajrizi, kanë pranuar dhe votuar pro zbatimit të ligjeve, vendimeve dhe akteve nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës 1989-1999.

Pra, vendimi i kësaj gjykate është shkelje e rende e Kushtetutës dhe rendit të ri kushtetuese në Kosovë, dhe si e tillë Caka-Nimani duhet të jap dorëheqje, sepse ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Vlerësojmë dhe çmojmë qëndrimin e gjykatësit Bekim Sejdiu, i cili me fakte dhe argumente ishte kundër vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të 21 majit 2016 për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”.

RonaTyra

Edhe një here përsërisim qëndrimin tonë, së Kosova duhet të nxjerrë sa me parë një Ligj të veçantë ose Ligj special me të cilin do të i shpallën të pavlefshëm gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën gjatë periudhës 1989-1999.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu