Largimi i Timo Werner ka hapur një dritë jeshile për sulmuesin shqiptar Milot Rashica.
Ky i fundit do të largohet nga Werder Bremen në fund të sezonit dhe po shqyrton ofertat që ka.
Leipzig ka shumë konisedaratë për Rashicën dhe e ka në krye të listës së dëshirave. Drejtuesit duan ta afrojnë në ekip, por ka një problem të madh. Forma aktuale e këmbëshpejtit nga Kosova.
Pjesa e dytë e sezonit ka qenë shumë e dobët për Rashicën. Ai nuk ka vazhdimësi në lojën e tij dhe ka harruar të shënojë, madje dhe me penallti.