“Rama sot është, nesër nuk është”/ Tabaku për borxhin publik: Është trefishuar, punësohen vetëm socialistët

0
Gjigandi

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në Kuvend në lidhje me borxhin publik.

Tabaku tha se borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror duke shprehur shqetësim për financat publike.

“Sot borxhi publik ka shkuar pothuajse treshifror. Retorikën e qeverisë e kemi dëgjuar. Por në kushtet ku jemi, kur faturat e arbitrazhit shkojnë në 385 mln euro, kur detyrimet për kontratat koncesionare zënë 12% të PBB, unë besoj që ky duhet të ishte një shqetësim i jashtëzakonshëm për financat publike, një kambanë alarmi për qeverinë. Qeveria shqiptare duhet të kishte ardhur me buxhet të rishikuar, me paketë të mbrojtjes sociale. Duhet të kishin ndryshuar disa prioritete.

Disa nga shqetësimet që unë ngrita dhe që i kam diskutuar edhe me të, t’i marrë parasysh, jo se jam opozitë dhe çdo gjë të bardhë dua ta bëj të zezë, jo se s’më pëlqen asgjë, por e shoh me shqetësim të ardhmen e financave publike se Edi Rama sot është po nesër nuk është”, tha ajo

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu