Rama pas hapjes së negociatave: Kapërcyem kufijtë e partive, mbështetëm vettingun

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë në Bruksel, pas lajmit për hapjen e negociatave me BE-në.

Rama e cilësoi këtë si moment historik, pasi sipas tij u kapërcyen kufinjtë e partive dhe u mbështet Reforma në Drejtësi.

“Unë i bëra falënderimet në mëngjes dhe këtu kishte mbetur vetëm falënderimi për ju. Kjo konferencë shtypi është e një natyre tjetër. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe që puna me negociatat konkretisht fillon pasdite. Kërkesa për të hapur procese dhe për të ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të cilët janë përjashtuar nga vettingu, është një kërkesë e kahershme e BE-së. është një kërkesë e natyrshme që në këtë rast është në sinkron të plotë me kërkesën të gjithë popullit shqiptar që e mbështeti fuqimisht reformën në drejtësi.

Një nga moment e rralla në histori kur shqiptarët i kapërcyen kufijtë e partive dhe mbështetën Reformën në Drejtësi dhe vettingun. Kërkuan që përmes vettingut të shkonin para drejtësie të gjithë ata që të drejtën e kishin nxjerrë në Pazar ku shitej dhe blihej. Negociatat janë në vetvete një instrument transformimi. Arsyeja që i kemi kërkuar me ka ngulm ka të bëjë me objektivin për të shkuar në anëtarësim të plotë por edhe me faktin që janë një transformim dije i pazëvendësueshëm”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu