Rama pas dëshmisë 10 orëshe: 430 mln euroshi nuk ekziston, farsë e orkestruar për të baltosur

0
Rama pas dëshmisë 10 orëshe: 430 mln euroshi nuk ekziston, farsë e orkestruar për të baltosur
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit, pasi dëshmoi për rreth 10 orë në komisionin hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve se bëhet fjalë për një farsë të orkestruar për të baltosur.

I pyetur nëse arriti të sqarojë qytetarët në lidhje me pretendimet e opozitës, Rama theksoi se,

“këtë gjë do ta thonë qytetarët kur të vijë radha që të flasin”.

“Dhe populli kur flet, flet me votë.. Pjesa tjetër besoj që ishte një maratonë që vlejti. U dëgjuan të gjithë, u dëgjuan të gjitha ato që ishin për t’u thënë. Dhe kush ka sy le të shohë, kush veshë të dëgjojë, kush do le të kuptojë. Kush nuk do, nuk do, nuk ke çfarë i bën”,

u shpreh Rama.

RonaTyra

Për vlerën 430 milionë euro, e cila nuk u shpjegua nga anëtarët e komisionit hetimor, Rama tha se

, “s’kanë çfarë shpjegimi të japin anëtarët sepse 430 milionë euroshi nuk ekziston”.

“Bëhet fjalë për një shumë e cila është për deri në vitin 2047 si angazhim për të vazhduar të paguhet mbledhja, përpunimi dhe transformimi i mbetjeve në energji. Kështu që nuk ekziston. Pra nuk është se është sot në arkën e shtetit apo ka dalë nga arka e shtetit. U krijua një narrativë shumë e ulët në të gjitha aspektet që kishte nevojë për t’u zbardhur. Dhe ju e patë që iu dha mundësia që ta thonë dhe më në fund fare u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncesiononi të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë më tej moshës sime politike po e po, por edhe të moshës politike të zonjës Tabaku mbase. Kështu që është e gjitha një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë”.

“Përsa i takon hetimit nga SPAK-u, përsa i takon dyshimeve dhe akuzës për korrupsion, ajo është një linjë tjetër komplet që ka të bëjë me përgjegjësi totalisht individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë, pas shpinës së institucioneve, pas shpinës së publikut, ka hyrë në një marrëdhënie korruptive. Për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi dhe për këtë kërkojmë që të ndahen gjërat. Qeveria ka punën e vet, ministrat, zv/ministrat, të gjithë ata që punojnë në linjën e pushtetit ekzekutiv kanë punën e tyre, Opozita, deputetët kanë punën e tyre. Drejtësia ka punën e vet. Nuk mund të jetohet në një vend të kthyer në ferr nga reciprociteti i akuzave të gjithë hajdutë, të gjithë kriminelë, të gjithë të këtillë, të gjithë të atillë. Se nuk mundet më. Prandaj po i ndajmë gjërat. Dhe gjërat do ndahen pak nga pak, nuk diskutohet, do kërkojë kohën e vet patjetër. Po unë jam shumë krenar për këtë gjë. Ne jemi sot në një fazë që le të ma thotë kush e ka imagjinuar deri përpara pak vitesh se do të kishim ish-ministra që janë të dënuar apo të akuzuar në arrest me burg. Do të kishim një hetim që është komplet i pavarur dhe që nuk ka lidhje fare dhe nuk do t’i dijë fare se çfarë mendojmë ne, çfarë mendojnë ata, por ecën përpara. Do të kishim edhe këtë shkëmbim”,

tha Rama.

“Janë shenjat e para të një transformimi që do kërkojë kohë. Se ky vend nuk ka pasur drejtësi kurrë. Nuk është s’e kishte përpara komunizmit, erdhi e prishi komunizmi. Apo kishte përpara mbas komunizmit dhe erdhi e prishi ku di unë se kush. S’ka pasur kurrë një destinacion, ku në gjykata të jepet drejtësi. Janë hapat e parë. Është një prapambetje shumë, shumë e thellë. Nuk dilet nga prapambetja e thellë se dua unë, apo se duam ne, por kërkon kurajë për të bërë reformën dhe këtë kurajë e patëm ne, nuk e patën të tjerët para nesh. Kërkon vendosmëri për ta çuar përpara. Ne e kemi vendosmërinë. Kërkon durim të madh. Kërkon të shtrëngosh dhëmbët dhe kur përballesh me vendime që do të doje të vije ulërimën, por ke vendosur të investosh në këtë kulturë të re”

, theksoi Rama.

I pyetur se si u ndje që pas më shumë se 20 vitesh rikthehet të dëshmojë në një komision hetimor, Rama tha se,

“është fatkeqësi që të shohësh që në kaq shumë vite ka ndryshuar edhe një gjeneratë aty dhe këta janë po ata. Është fatkeqësi shumë e madhe”./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu