Rama në Abu Dabi për krizën energjetike

0
Rama në Abu Dabi për krizën energjetike
Gjigandi

Në një kohë që përpara Kryeministrisë po zhvillohet një protestë për rritjen e çmimit të naftës, kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga takimi që ka zhvilluar në Abu Dabi me Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheik Muhammed Bin Zayed.

“Të nderuar nga mikpritja vëllazërore e Princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Sheik Muhammed Bin Zayed, me të cilin biseduam gjerë e gjatë për luftën në Ukrainë, krizën energjetike, projektet e Rindërtimit në Spitallë e të Portit Turistik në Durrës, si edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale”

, shkruan kryeministri.

Çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë për litër këtë mëngjes. Shtrenjtimi me 10 deri në 20 lekë brenda ditës është reflektuar në të gjitha stacionet e karburanteve, pas rritjes së çmimeve nga operatorët që shesin me shumicë.

Kompanitë e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e djeshme. Por përveç çmimit, sipas tyre ka vështirësi edhe në sigurimin e produktit.

RonaTyra

Prej fillimit të muajit, litri i naftës në treg është rritur me mbi 65 lekë, apo thuajse çdo ditë me nga 10 lekë. Një ndikim të madh në rritje po jep edhe zhvlerësimi i lekut në raport me valutat e huaja, ku dollari këmbehet me 118 lekë, ndërsa euro me gati 129 lekë, nga nivele ndjeshëm më të ulëta një muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu